Një 41 vjeçar është gjetur i vdekur në Batllavë të Podujevë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ajo ka treguar se i dyshuari për këtë rast është 47 vjeçari me inicialet B.B. i cili është arrestuar sot rreth orës 08:00 në Gërdoc të Podujevës.
Tutje ajo ka shtuar se nga i dyshuari është sekuestruar edhe një armë zjarri që dyshohet të jetë arma e përdorur në rast.
“Aktualisht hetuesit policor, janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin, i cili është cilësuar si Vrasje e rëndë”, ka thënë ajo.