Komuna e Drenasit është përfshirë nga vërshimet pas reshjeve të shiut dhe borës gjatë mbrëmjes së kaluar dhe gjatë ditës së premte.
Vërshimet sipas disa fotografive të publikuar në rrjetet sociale kanë krijuar vështirësi në qarkullim në rrugë, por kanë përfshirë edhe disa biznese.
Ndërsa, komuna e Drenasit përmes një njoftimi për medie ka thënë se ekipet emergjent janë në teren.
“Komuna e Drenasit, njofton të gjithë qytetarët se ekipet emergjente janë dal në teren që në orët e hershme të mëngjesit për t’i evituar problemet e shkaktuara nga reshjet e shiut”.
“Kërkojmë nga ana e qytetarëve mirëkuptim dhe bashkëpunim për të tejkaluar këtë gjendje të krijuar nga reshjet e dendura të shiut. Ekipet emergjente janë në teren dhe duke u marr me të gjitha rastet që paraqiten nga ana e qytetarëve, por kërkojmë nga qytetarët të kenë durimin dhe mirëkuptimin, sepse ne të gjitha rastet do të këtë ndërhyrje nga ekipet emergjente për të evituar rastet”, thuhet në njoftim.