Ceremonia e 20-vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-s është duke u zhvilluar në Prishtinë me pjesëmarrjen e ish-presidenti i SHBA-së, Bill Clinton, ish-sekretarja Madeleine Albright dhe shumë personalitete tjera vendore e ndërkombëtare, raporton Gazeta Blic.
Në këtë ceremoni ajo që ka rënë në sy, përveç pjesëmarrjes së liderëve të ndryshëm, është krijuar edhe simboli i NATO-s në shenjë falënderimi për hyrjen në Kosovë para 20 viteve ku ndali spastrimin etnik dhe gjenocidin në vend.