Ndeshja mes McGregor dhe Khabib ka tërhequr vëmendjen e të gjithë botës pasi të dy “luftëtarët” janë më të famshmit e UFC.
Khabib ka arritur dje të marrë fitoren që në raundin e 4 ndaj irlandezit MCGregor duke mbrojtur kështu titullin kampion bote që ai vetë e zotëron.
Por në disa video të publikuara në rrjet, Khbaib kishte premtuar se nuk do të bënte një ndeshje të thjeshtë me McGregor, por sipas tij do “t’ja shtypte fytyrën”, dhe pikërisht kjo ka ndodhur pasi, Khabib e ka shtypur Mcgregor duke mos e lejuar të marrë frymë dhe duke i rrëmbyer fitoren.