Pamjet e aksidentit ku i riu shqiptar vdiq për Krishtlindje

Prishtinë | 25 Dhj 2018 | 16:59 | Nga Ekonomia Online

Këtë të martë Krishtlindjes, rrugët e Torinos u përgjakën nga gjaku i një shtetasi shqiptar, i cili humbi jetën në mënyrë tragjike në një aks rural të zonës së Castellamonte-s.

Media italiane ka bërë me dije se shoferi shqiptar është identifikuar si Rajmond Thaçi, me origjinë nga Shkodra dhe vetëm 26 vjeçar. I riu është përplasur me një tjetër makinë.

Si pasojë e impaktit shqiptari ka vdekur në vend, ndërsa vajza rumune që e shoqëronte ka pësuar dëmtime serioze.

I dëmtuar rëndë ka mbetur dhe shoferi i makinës tjetër, me të cilën është përplasur shqiptar. Media italiane ka bërë me dije dhe inicialet e vajzës rumune, e cila quhet Alexandra C.I, banuese në Nichelino.

Më poshtë pamjet e aksidentit tragjik që ndodhi në orën 6:30 minuta të mëngjesit të sotëm. /Express

https://dai.ly/x6zi9ze

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme