PAN-i fillon të paguajë gjobat ndaj PZAP-it

Prishtinë | 24 Kor 2017 | 17:34 | Nga

Mulë Desku, kryesues i Sekretariatit të Panelit Zgjedhorë për Ankesa dhe Parashtresa, tha se PZAP nuk ka bërë ndonjë pakt me partitë politike, por e kanë mundësinë që të marrin edhe më shumë masa.

“Është shpërfillje. Ne nuk krijojmë ndonjë pakt për partitë politike. Por pa i paguar këto borxhe nuk do të certifikohen. Por ligji na detyron që të marrim edhe më shumë veprime. Ne mund të bëjmë gjoba edhe më të mëdha për mos kryerje të obligimeve por nuk i kemi bërë këto veprime”, tha Desku në Fakt Plus.

Desku shtoi se koalicioni PDK, AAK dhe NISMA i njohur si PAN, ka pasur më së shumti borxhe e të cilat ka filluar t’i paguaj, transmeton Tribuna.

“Koalicioni PDK, AAK dhe NISMA janë të parët që kanë filluar të kryejnë obligimet e tyre ndaj PZAP-së”, shtoi Desku.

Përndryshe 22 gusht i vitit 2017, është data e fundit ku partitë politike do të mund të certifikohen, e sipas vendimit të PZAK-së dhe KQZ-së, nëse gjobat nuk i paguajnë deri më këtë datë nuk do të mund të certifikohen për zgjedhjet lokale të tetorit 2017.

Sipa Deskut, afati për pagesën e çdo dënimi nga ana e partive është 15 ditë pas marrjes së vendimit nga PZAP, e të cilat dënime, siç thotë Desku nuk janë kryer, gjatë kohës së paraparë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme