PAN: Kuvendi dhe Qeveria, në fillim të shtatorit

Prishtinë | 29 Gus 2017 | 08:16 | Nga

Xhavit Haliti, zyrtar i lartë i PDK-së, ka deklaruar se seanca e radhës së Kuvendit të Kosovës do të mbahet në fillim të shtatorit, me ç’rast do të konstituohet Kuvendi dhe do të votohet Qeveria e re

Seanca konstituive, e nisur qysh më 3 gusht, pritet të vazhdojë në pjesën e parë të muajit të ardhshëm (shtator).

Kështu së paku kanë deklaruar përfaqësuesit e koalicionit PDK-AAK-Nisma (PAN), të cilët kanë bërë të ditur se në javën e parë të këtij muaji mund të votohet edhe Qeveria.
Por pavarësisht se Kadri Veseli, i nominuari i PAN-it për kryeparlamentar, nuk gëzon përkrahjen e dy blloqeve, “Vetëvendosjes” e LAA-së, zyrtarë të PAN-it kanë thënë se Veseli do të vazhdojë të jetë i nominuari i vetëm për pozitën e kryekuvendarit nga ky koalicion, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Ndërkohë, përfaqësuesit e LVV-së e të LAA-së vazhdojnë të zotohen se nuk do ta votojnë në asnjë mënyrë Veselin.

Nga ana tjetër, kryesuesi i seancës konstituive, Adem Mikullovci, ka thënë se vazhdimin e seancës (për herë të shtatë) do ta thërrasë atëherë kur PAN-i të deklarohet i gatshëm për një gjë të tillë.

Ndryshe, sipas tij, nëse PAN-i nuk merr pjesë në seancë nuk ka pse të thirret fare ajo, meqë e drejta ekskluzive për postin e kryeparlamentarit i takon koalicionit fitues (PAN).

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme