Koalicioni PDK- AAK- Nisma ka nënshkruar marrëveshje me deputeten e LDK-së, Teuta Rugovën për ta mbështetur Qeverinë e drejtuar nga Ramush Haradinaj, shkruan Gazeta Blic.
Për nënshkrimin e marrëveshjes prezent ishte vetë lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj me bashkëpunëtorët e tij. PAN tash e sa kohë ka deklaruar se i ka numrat për formimin e Qeverisë.
Në zgjedhjet e 11 qershorit, PAN edhe pse doli subjekti i parë politik, arriti që t’i marrë vetëm 39 vota, derisa VV doli e dyta, e pasuar nga Koalicioni LAA.