PAN-i pa marrëveshje, kërkon “Qeveri gjithëpërfshirëse”

Prishtinë | 24 Gus 2017 | 07:55 | Nga

Numrat do të jenë problem edhe në seancën e së enjtes për koalicionin PAN, ku bëjnë pjesë Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma, shkruan sot Koha Ditore.

Përfaqësuesit e PAN-it kanë thënë se ndryshe nga seancat e kaluara, të enjten do të “bëjnë përpjekje” që të marrin pjesë në seancë, por kanë parë “mundësi reale” që kandidatit i tyre për kryetar të Kuvendit, Kadri Veseli, të mos i marrë votat e duhura.

“Jemi duke bërë përpjekje që nesër të jemi në seancë, por ekziston mundësia reale që as nesër të mos mund të fillojmë”, ka thënë Ramush Haradinaj, i nominuari i PAN-it për kryeministër, në një konferencë për media.

Të ngjashme