PAN, sot fushatë në katër qytete

Prishtinë | 02 Qer 2017 | 08:27 | Nga

Koalicioni PDK-AAK-NISMA dhe i nominuari i këtij koalicioni për kryeministër, Ramush Haradinaj vazhdojnë edhe sot fushatën zgjedhore në disa qytete dhe me disa aktivitete.

Kjo është agjenda e këtij koalicioni për sot:

I nominuari për kryeministër nga koalicioni PDK – AAK e Nisma, Ramush Haradinaj, nënshkruan Memorandumi me Pensionistët e Kosovës. (Hotel Sirius, 10:00)

Haradinaj, viziton Termocentralin Kosova A në Obiliq. (Termocentrali Kosova A në Obiliq, ora 11:00)

Koalicioni PDK – AAK e Nisma organizon tubim zgjedhor në Shtime. (Restaurant “Migroll”, ora 16:00)

Koalicioni PDK – AAK e Nisma organizon tubim zgjedhor në Lipjan. (Pallati i Kulturës, ora 17:00) Haradinaj mban takim me veteranët e Gjakovës. (Hotel Pashtriku, ora 19:30)

Haradinaj mban takim me të rinjtë e Gjakovës. (Xeni Imperial, ora 20:00).

Të ngjashme