PAN-i synon të votohet edhe qeveria në ditën e konstituimit e Kuvendit

Prishtinë | 25 Kor 2017 | 16:49 | Nga

Koalicioni PDK-AAK-Nisma, po synon që më 3 gusht pas konstituimit të Kuvendit dhe zgjedhjes së kryeparlamentarit, në të njëjtën ditë ta votojë edhe Qeverinë e re, me Ramush Haradinaj të nominuar për kryeministër.
Anëtari i kryesisë së AAK-së dhe zëdhënësi i saj, Muharrem Nitaj ka thënë se janë duke e shqyrtuar

mundësinë që në ditën kur të bëhet konstituimi i Kuvendit të votohet edhe kabineti qeveritar.

“Ende nuk e dimë saktë, por po i shohim mundësitë që edhe Qeveria të votohet në të njëjtën ditë”, ka thënë Nitaj për lajmi.net.

Seanca konstituive e Kuvendit do të mbahet më 3 gusht dhe do të nis nga ora 10:00. Vendimi për mbajtjen e kësaj seance e ka marr të hënën presidenti Thaçi.

Kryesia Kuvendit e legjislaturës së kaluar sot ka mbajtur mbledhje ku janë bërë përgatitjet për seancën konstituive të 3 gushtit.

Në këtë mbledhje është bërë edhe ndarja e ulëseve për grupet parlamentare. Koalicioni PAN si grupi më i madh parlamentar do të ulët në mes të Kuvendit. Ndërsa Vetëvendosje do të ulët në anën e djathtë të kryetarit, aty ku ka qenë e ulur LDK, ndërsa, koalicioni LAA do të ulët në anën e majtë të kryetarit të Kuvendit, ku në legjislaturën e fundit ishte Vetëvendosje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme