Panairi i 24-të i Librit, vlerësohet si një nga traditat më të bukura të Kosovës së pasluftës

Prishtinë | 05 Qer 2024 | 14:37 | Nga Natyra Salihaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Me moton “Përgjigjja është libri” të mërkurën u bë hapja e edicionit të 24-të i Panairit të Librit, me ç’rast ministri i Kulturës, Hajrullah Çeku, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci e drejtoresha e kulturës në komunën e Prishtinës, Sibel Halimi e konsideruan këtë panair mundësi për të rinjtë që të bëjnë zgjedhje në leximin e librave dhe avancimin e tyre në aspektin e diturisë, raporton Ekonomia Online.

Ministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku, tha për Ekonomia Online se hapja e 24-të e panairit është një nga traditat më të bukura në Kosovës që nga paslufta.

“Shumë bukur, një nga traditat më të bukur të Kosovës së pasluftës. Ne pas pak ditësh e festojmë 25-vjetorin e çlirimit të vendit tonë, ndërsa 24 vjet panairi i librit një përkushtim i jashtëzakonshëm edhe po besoj që titujt e ri që iu kanë shtuar tregut të librit në vendin tonë janë një mundësi shtesë jo vetëm sa është panairi i hapur por edhe për lexuesin që të kenë mundësi të reja dhe të lexojnë edhe autorë të vendit por edhe të njohur nga bota të përkthyer”, tha Çeku.

Ndërsa, ministrja e arsimit shkencës dhe teknologjisë, Arbërie Nagavci, tha për EO se lexuesit në këtë panair shumë mundësi që të bëjnë zgjedhje.

“Kënaqësi të jem në 24 vjetorin e hapjes së panairit, kemi 100 botues dhe shumë tituj të rinjë, ashtu sikurse i kanë cek autorët e rinjë por edhe të tillë që janë të vlerësuar për shumë vite autorë vendor e ndërkombëtarë shumë zgjedhje shumë mundësi dhe urojë që edhe besojë se do jetë një panair i suksesshëm”, tha Nagavci.

Drejtoresha e Kulturës në komunën e Prishtinës, Sibel Halimi u shpreh për EO se si institucione bartëse duhet rritur mundësitë për të shtuar edhe më shumë lexueshmëri të librave e sidomos për të rinjtë e vendit tonë.

“Është nikoqire e këtij panairi me një numër shumë të madh të botuesve lexuesve dhe ngjarjeve të ndryshme që kanë të bëjnë me promovimin e librave të shkrimtarëve të vjetër dhe të rinj. Si institucione do duhej të bëjmë më të mundurën që ta rrisim këtë lexueshmëri, jo vetëm në kuptimin klasik të fjalës të lexojmë libra dhe të orientohemi për të rinjtë tanë çfarë të lexojnë dhe në mënyrë që mendimi kritik të zhvillohet më shumë dhe informatat të cilat vijnë kështu të përgjithshme t’i mendojnë me kokën e vetë për një botë më të mirë dhe Kosovë më të mirë”, tha Halimi për Ekonomia Online.

Të ngjashme