Pandemia dhe kufijtë e realizmit

Prishtinë | 25 Qer 2020 | 09:02 | Nga Ekonomia Online

Shkrimi i fundit i Stephen Waltit, “Doracak i realistit për shpërthimin e koronavirusit”, bashkë me disa shkrime të tjera të fundit janë shembuj sfidues se si dijetarët e marrëdhënieve ndërkombëtare e shohin koronavirusin si të dobishëm për të vlerësuar këtë shkollë mendimi. Realistët kanë arsye të mirë për të besuar në këtë.

Reagimi ndaj pandemisë ka demonstruar epërsinë e shteteve sovrane, arsyeshmërinë për garë ndërkombëtare të fuqive të mëdha dhe pengesat për bashkëpunimin ndërkombëtar – krejt këto elemente vendimtare të traditës realiste.

Pandemia ringjall politikat e vjetra

Por pandemia ka vënë në pah edhe cenet e realizmit si burim për politikë të suksesshme. Më e mirë se për të shpjeguar rreziqet për ofrimin e zgjidhjeve, forca e realizmit mbështetet më shumë në diagnozë se në trajtim ose parandalim.

Për ta luftuar pandeminë më me efikasitet, politikëbërësit duhet t’i kthehen traditës tjetër teorike që, megjithëse hezitueshëm, ndihmonte reagimet ndaj krizave të tjera të mëdha gjatë tre çerekshekujve të kaluar.

Realizmi ka shumë anë të mira, që është edhe një prej arsyeve që vazhdon të mbetet në themele të shkollës së mendimit të marrëdhënieve ndërkombëtare.

Një prej gjërave që ka vënë në pah pandemia është se në pikëpamje realiste i sheh shtetet si faktorë primarë të politikës. Me të nisur përhapja e madhe e pandemisë, shtetet iu kthyen politikës së vjetër të mbylljes së kufijve dhe u morën me forcimin e politikave të ashpërsimit të masave të sigurisë dhe të shëndetit publik.

Megjithëse Organizata Botërore e Shëndetësisë kishte kundërshtuar vendosjen e këtyre kontrolleve, por shtetet u turren menjëherë që nëpërmjet masave të ashpra të provonin të mbronin shëndetin publik të vendeve të tyre. Dhe pikërisht në këtë kohë dolën shumë individë që mendonin se masat e reja ishin në kundërshtim me të drejtat dhe liritë themelore individuale. Sidoqoftë, pandemia edhe një herë vuri në pah se shtetet priren që të kenë parasysh së pari rendin publik dhe shëndetin publik.

Masa të pamjaftueshme

Dhe pavarësisht se sa të pavarura ishin veprimet e shteteve, ose edhe se sa i parashikueshëm është realizmi në politikë, ai nuk ofron përherë zgjidhje të duhur. Kontrollet kufitare dhe kufizimet në udhëtime nuk i mbrojtën shtetet nga përhapja e pandemisë sikurse u synua kur u vendosën ato masa. Dhe asnjë vend nuk shpëtoi nga pandemia.

Edhe nëse do të mund të kishte kontrolle të përsosura kufitare, dëshira për cakun final është e parealizueshme. Kini parasysh Zelandën e Re, ishulli që gëzoi njëfarë suksesi dhe përfitoi prej epërsisë gjeografike në raport me kufijtë ndërkombëtarë të shteteve të tjera. Por sado që vendi mund të krenohet me suksesin e vet relativ, kjo nuk i ofron kurrfarë garancie duke pasur parasysh gjendjen aktuale në vendet e tjera me të cilat do të ketë këmbime njerëzish e mallrash. Vendi mund të rrezikohet në aspektin ekonomik nëse vazhdon kontrollet e rrepta kufitare për një kohë më të gjatë.

Ndryshe prej garës ndërkombëtare në fushën e ekonomisë dhe të sigurisë që më me lehtësi mund të shihen rezultatet e politikave realiste, pandemitë dhe katastrofat e ndryshme natyrore nxjerrin në pah kufizimet e shteteve individuale në një sistem global “anarkik”.

Sherri i mungesës së burimeve

Mungesa e ndërlidhjes ndërmjet rreziqeve tejnacionale dhe interesave nacionale është e lidhur me një tjetër problem: shteteve u mungojnë resurset e bollshme për të ndjekur politika të pavarura. Përsëri, realizmi bën punë të madhe për të diagnostikuar problemin, duke shpjeguar se pse shtetet garojnë për të siguruar sa më shumë produkte që u mungojnë, si maskat, ventilatorët dhe pronësia intelektuale për trajtim dhe vaksina. Dhe kjo tregon se në planin e gjerë askush nuk përfiton prej mbylljeve ekstreme me pretendimin se vetëm kështu mund të ketë njëfarë zone rehatie.

Analizë e “Foreign Policy Magazine”./kohanet

Të ngjashme