Në Prishtinë po qëndron Presidenti i Asamblesë së NATO-s, Paolo Alli.
Tek lidershipi kosovar ai po vlerëson vullnetin për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.
Këto përshtypje italiani i shprehu gjatë një interviste ekskluzive në Info Magazine të Klan Kosovës.
Ndërkohë, si faktor të rëndësishëm për sigurinë në rajon e përmendi KFOR-in, për të cilin tha se duhet të vazhdojë të qëndrojë edhe më tutje.
E derisa foli edhe për shndërrimin e FSK-së në ushtri e ripërsëriti kushtin ndërkombëtar.