Papa apel bullgarëve: Hapni zemrat e dyert për emigrantët

Prishtinë | 06 Maj 2019 | 14:06 | Nga Ekonomia Online

Papa Francesku i kërkoi bullgarëve të hapin zemrat dhe dyert e shtëpive të tyre për refugjatët ndërsa nisi vizitën në vendin më të varfër të bashkimit evropian, ku kisha ortodokse ka refuzuar lutjet e përbashkëta me atin e shenjtë.

Papa tha se një dimër i ri po i kanoset bullgarisë dhe vendeve të tjera evropiane që përballen me një eksod të popullatave të tyre, bashkë me rënien e lindshmërisë.

Në fakt, popullata ka rënë në shtatë milionë, nga nëntë milionë që ishte në 1989, kur komunizmi ra në bullgari dhe pritet të arrijë në 5.4 milionë në 2050.

“Bullgaria përballet me efektet e emigracionit të dekadave të fundit, ku më shumë se dy milionë qytetarë të saj janë larguar në kërkim të mundësive të reja”, tha Papa.

Kjo ka çuar në rënie të popullsisë dhe braktisjen e shumë fshatrave dhe qyteteve. Papa u ndal edhe tek vuajtjet e emigrantëve dhe refugjatëve që i drejtohen vendit, me shpresën për të mbërritur në Evropë.

“Të gjithë bullgarëve, që e njohin dramën e emigrimit, unë i kërkoj që të mos mbyllin sytë, zemrat dhe duart ndaj atyre që trokasin në dyert e tyre”, tha Papa.

Turi tre ditor i Papa Franceskut, që do të ndalet më pas edhe në Maqedoninë e Veriut, përfshin një vizitë në një kamp refugjatësh në periferi të Sofjes dhe nderimin e Nënë Terezës, në qytetin e lindjes së saj, Shkup./Top Channel

Të ngjashme