Papa Françeku ka humbur ekuilibrin në momentin kur po ngjiste shkallët e avionit në aeroportin “Eleftherios Venizelos” në Athinë, pas vizitës disa ditore që pati në këtë shtet.
Erërat e forta kanë bërë që Papa të humbasë ekuilibrin dhe të rrëzohet ndërsa një prej stafit i ka ardhur në ndihmë.
Rrëzimi i Papës nuk pati pasoja të tjera për të, pasi ai u ngrit sërish në këmbë pa u lënduar me ndihmën e një roje sigurie dhe kur mbërriti në hyrje të avionit.
Më pas Papa përshëndeti me buzëqeshje të pranishmit në eventin e tij zyrtar. Shihni videon e mëposhtme: