Papa Françesku bën thirrje për solidaritet për Libanin

Prishtinë | 09 Gus 2020 | 15:50 | Nga Ekonomia Online

Papa Françesku i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të solidarizohet me Libanin pas shpërthimit të fuqishëm që shkatërroi një pjesë të madhe të kryeqytetit të këtij shteti, Bejrut.

“Katastrofa e së martës së kaluar na bën thirrje të gjithë neve, duke filluar nga populli libanez, që të punojmë së bashku për të mirën e përbashkët të këtij vendi të dashur”, tha Papa.

Ai shtoi se kishat në Liban duhet të qëndrojnë afër njerëzve në nevojë me solidaritet dhe dhembshuri, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.

“Unë gjithashtu e përsëris thirrjen time për ndihmë dorëlirë nga komuniteti ndërkombëtar”, tha Papa Françesku.

Deklarata e tij erdhi në ditën kur presidenti francez, Emmanuel Macron, e organizoi një konferencë të donatorëve për Libanin, me ndihmën e Kombeve të Bashkuara.

Kjo konferencë ka për qëllim mbledhjen e fondeve pas shkatërrimit të madh që është shkaktuar nga shpërthimi. Zyrtarët kanë vlerësuar se dëmi është përafërsisht 15 miliardë dollarë.

Të ngjashme