Dy kardinalë të Kishës Katolike kanë bërë thirrje për ti dhënë fund “plagës së agjendës homoseksuale”. Ata i bënë thirrje peshkopëve ti japin fund bashkëpunimit të tyre dhe heshtjes mbi rastet e abuzimeve seksuale.
Në një letër të hapur, kardinalët Burke dhe Brandmüller u shprehën se Kisha ka fajësuar padrejtësisht se është kleri shkaku kryesor i këtyre skandaleve.
Ata thonë se rastet përfshijnë priftërinjtë që “janë larguar nga e vërteta e Ungjillit”, ndërsa kanë kritikuar hapur Papën.
Tregime të abuzimeve seksuale me të mitur janë shfaqur anembanë botës dhe Kisha është akuzuar për mbulimin e ngjarjeve të kryera nga priftërinjtë.
Letra e kardinalëve vjen në prag të një samiti të jashtëzakonshëm të peshkopëve në Romë të thirrur nga Papa Françesku si një përpjekje për t’i dhënë një zgjidhje skandaleve që lëkundën Kishën Katolike.
“Plaga e agjendës homoseksuale është përhapur brenda Kishës, promovuar nga rrjetet e organizuara dhe e mbrojtur nga klima e bashkëpunimit dhe një komplot heshtjeje”, thanë ata.
“Për abuzimin seksual fajësohen klerët. Por faji i klerit nuk qëndron në abuzimin e pushtetit, por në largimin nga e vërteta e Ungjillit”.