Papa Françesku pranon abuzimin klerik të murgeshave, përfshinë edhe skllavërinë seksuale

| 06 Shk 2019 | 08:53 | Nga

Papa Françesku ka pranuar se klerikët kanë abuzuar seksualisht me murgeshat, dhe në një rast ato janë mbajtur si skllave seksuale.

Ai tha se në këtë rast paraardhësi i tij, Papa Benedikti, u detyrua të mbyllte një kongregacion të tërë të murgeshave që u abuzuan nga priftërinjtë, njofton Klan Kosova.

Mendohet të jetë hera e parë që Papa Françesku ka pranuar abuzimin seksual të murgeshave nga klerikët.

Ai tha se Kisha po përpiqej të zgjidhte problemin, por tha se ishte”ende në vazhdim”.

Të ngjashme