Papa Françesku rrëzohet sërish, lëndon krahun e djathtë

| 16 Jan 2025 | 18:58 | Nga

Papa Françesku u rrëzua të enjten dhe e lëndoi krahun e djathtë, tha Vatikani.

Françesku nuk e theu krahun, tha zëdhënësi i Vatikanit në një deklaratë.

Papa u pat rrëzuar edhe më 7 dhjetor, ku si pasojë kishte lënduar mjekrën në komodinën e tij e që rezultoi në një mavijosje të rëndë, shkruan AP.

Papa 88-vjeçar, i cili ka luftuar me probleme shëndetësore, duke përfshirë periudha të gjata të bronkitit, shpesh duhet të përdorë një karrige me rrota për shkak të gjunjëve në gjendje jo të mirë.

Të ngjashme