Papa Françesku pritet që të bëjë një udhëtim zyrtar drejt Tajlandës në muajin nëntor.
Kjo vizitë pritet që të ndodhë para asaj të paralajmëruar për në Japoni, shkruan Reuters.
Papa Françesku do të bëhej ati i parë i shenjtë që viziton secilën nga këto dy vende në 40 vjetët e fundit.
Tre burime kanë thënë se udhëtimi për në Tajlandë shumë shpejt do të zyrtarizohet.
Papa John Paul ka qenë i fundit që ka vizituar Japoninë më 1981 dhe Tajlandën më 1984.