Ajo po i shijon pushimet në një resort luksoz, në të cilin kushton rreth 17 mijë funte (18 600 euro) nata në Korfuz të Greqisë.
Dhe, Rita Ora shfaqi format e sa trupore në bikini me dizajn tigri, ndërsa pushoi të hënën me miqtë e saj brenda një jahti luksoz, shkruan DailyMail.
Ylli i pop-it, 29-vjeçare, hoqi veshjen e saj të zezë të plazhit për të zbuluar rrobat e saj të banjës, të cilat tërhoqën vëmendjen.
Rita me krenari tregoi fizikun e saj të shkëlqyer, ndërsa shijonte kohën e saj në barkë me miqtë e saj.
Interpretuesja e hitit “Girls” nuk i harri stolitë ani pse ishte në bikini, duke vendosur disa gjerdanë prej ari.
Këngëtarja u lajmëruar në Instagram për të ndarë me ndjekësit e saj disa imazhe atraktive, ku shfaqej duke vallëzuar në plazh.
Ndërkohë, paparacët kapën plot fotografi të 29-vjeçares, ku dukej tejet tërheqëse ndërsa shijonte detin me shoqërinë.
Ajo u zhyt në ujë, përpara se të ndante një foto tjetër mahnitëse të vetes, e veshur me një kapelë të madhe, e cila mbulonte trupin e saj ndërsa pozonte me këmbët lart në ajër.
Ylli me prejardhje shqiptare po qëndron në një vilë luksoze, një natë në të cilën kushton hiç më pak se 18 600 euro.
Para Greqisë, Rita shijoi një pushim në Ibiza me miqtë e saj dhe të dashurin e ri Romain Gavras.
Shtëpia e saj e pushimeve në Korfuz është sigurisht e përshtatshme për një super yll, e cila ka shtatë suita, një pishinë me dy nivele dhe jahtin e saj privat.
Shtëpia 1.000 metër katror, e cila mund të mirëpresë deri në 14 persona, përmban pamje mahnitëse 180 shkallë të bregdetit grek dhe shqiptar, një kinema dhe një ujëvarë.
Të shtatë suitat përfshijnë banjo të veçantë dhe dhoma të zhveshjes, të kompletuara me pamje nga deti.
Vila e sapohapur gjithashtu përfshin një ashensor qelqi, si dhe një kuzhinier privat, portier, një shofer, shërbim 24/7 dhe një shtëpiak.
E përkryer për t’u çlodhur, Rita mund të lëshohet në tarracën ujore me dy zona të veçanta të gdhendura nga shkëmbinjtë.