Votimet e 6 tetorit kanë sjell disa cilësi
shumë të vlefshme. Sollën paraqitje të dukshme të vullnetit të qytetarëve për
ndryshime të thella dhe të gjëra, dhe kjo ishte porosia kryesore për të gjitha
partitë politike. Në mënyrë të veçantë për LDK-në votimet e 6 tetorit sollën qartësi
politike për shumë paqartësi politike të cilatë LDK është duke i ofruar
anëtarëve të LDK-së dhe qytetarëve të Kosovës.
LDK qysh nga vdekja e prijesit të saj historik
Ibrahim Rugova, LDK në vazhdimësi nga drejtuesit e saj politik ka ofruar më
shumë paqartësi politike sesa qartësi politike. Pikërisht shumësia e paqartësive
politike kanë bërë LDK në votime të dal humbëse serike. LDK duhet që para
antëtarëve të saj dhe qytetarëve të Kosovës të dal me qartësi të plotë politike
për të gjitha problemet dhe nevojatë e qytetarëve të Kosovës. Ky është kushti
që LDK nga parti politike humbëse serike të shëndrrohet në parti politike
fituese në votime.
Votimet e 6 tetorit kanë ofruar qartësi
për disa nga paqartësit por jo për të gjitha se paqartësit janë tepër të
shumëta. I mbetët drejtuesve të LDK-së që t’i njohë dhe respektoj këto qartësi
të ofruara, të cilatë po i paraqes në vijim:
- Mosmarrja
përsipër e hisës në ndërtimin e drzhavës së Kosovës – LDK si subjekt politik ka
qenë bashkëpjesëmarrëse në ndërtimin e drzhavës së Kosovës. Lexuesve ua sçaroj
se me drzhavën e Kosovës kuptoj ndërtimin e një Kosove sipas recetës së
strukturave të mshefta serbe ku moszbatueshmëria e ligjit është themeli mbi të
cilin ndërtohen shumë sisteme që e bëjn Kosovën jo-funksionale. Votuesi i
Kosovës me arsye nuk u bind sa duhet se LDK njëmend sjell ndryshimin. Ne njerën
anë kishte Vjosën që premtonte fillimin e ç’monitimit të drzhavës së Kosovës
dhe në anën tjetër kishte komisarin politik që kohë-pas-kohe korrigjonte Vjosën
dhe babën që mrizonte si kujdestar se ndryshimi nuk të ndodh. Si mund të
besohet se LDK do të filloj të ç’montoj drzhaven e Kosovës për të filluar
ndërtimin e shtetit të Kosovës kur nuk është e qartë se a po del para
qytetarëve si parti e ndërtimit të drzhavës së Kosovës a parti e ndërtimit të
shtetit të Kosovës.
- Modeli
i babës – Drejtuesit e LDK-së u përcaktuan që “baba” të rrij në shtëpi dhe të tjerët
të mbledhin vota, që dikush të korr vota e dikush tjetër t’i marrë votat dhe të
bëj çfarë të donë me to. Votuesi nuk ka patur si të dij dhe të bindet se kush
po i merrë përgjegjësitë para tyre, nuk ka patur si të dij se kujt po i beson.
Nën këto paqartësi, votuesi thjeshte me të drejt nuk i ka dhenë besim fare. Kjo
u vërtetua qysh pas përfundimit të votimeve ku Vjosa i korri votat e Isa grabiti
udhëheqjën e bisedimeve për bashkëqeverisje me Vv-në. Me modelin e babës nuk
mund të funksionoj ndonjë parti politike shtetndërtuese, drzhavë ndertuese po.
- Gara
për votat e anëtarësisë së LDK-së – Shumica e kandidatëve për deputet nga lista
e LDK-së pothuajse në gjithë komunikimin dhe paraqitjet publike drejtonin
porosi të dëshmimit para anëtarëve të LDK-së se sa shumë kanë besim dhe
besnikëri në LDK. Në anën tjetër, tepër pak ishin të drejtuar kah interesat dhe
nevojat e qytetarëve që nuk janë anëtarë të LDK-së. Kjo ka ndodhur kryekëput
nga mungesa e garës dhe konkurrencës mbrendapartiake në LDK në zgjedhjet
partiake të verës së vitit 2019. Gara për besim të qytetarëve të Kosovës u
zëvendësua me garë për besim të anëtarësisë së LDK-së. Votuesit tjerë që nuk
janë anëtarë të LDK-së nuk e kishin të qartë se këta kandidat për interesa të
kujt po e kërkojnë besimin. Nën këto paqartësi, votuesi thjeshtë me të drejt
nuk i ka dhenë besim fare.
- Përdorimi
i retorikës për Ibrahim Rugovën – Shumica e kandidatëve nga lista e LDK-së
thuajse bënin garë se kush po e zë në gojë në një ose mënyrë tjetër emërin e
Ibrahim Rugovës. Votuesit tjerë nga anëtarësia e LDK-së qytetarë të Kosovës e
dijnë se Ibrahim Rugova ka vdekur kohë më parë, dhe se e ka vendin në historinë
e Kosovës. Si figurë historike nuk siguron se do të zgjidhë problemet e
përditshmërisë dhe të ardhmës së tyre. Votuesi i Kosovës nuk ka patur qartësi
se kandidatët a po kërkojnë besimin nga Ibrahim Rugova a nga qytetarët e
Kosovës. Nën këto paqartësi, votuesi thjeshte me të drejt nuk i ka dhenë besim
fare.
- Madhërimi
i LDK-së – Në vend se drejtuesit politik të LDK-së të merrnin përsipër të hisën
e LDK-së në ndërtimin e drzhavës së Kosovës, para votuesve që nuk janë anëtarë
të LDK-së e paraqisnin LDK-në si hyjnore. Votuesit e dijnë se në LDK ka shumë
hajna e kriminela, nuk mashtrohen ashtu si kanë projektuar drejtuesit politik të LDK-së, dhe thjeshtë nuk i votuan.
- Bartësja
e programit qeverisës jo Kryetare partie dhe me komisar politik – Kur struktuat
e LDK-së u përcaktuan që në fushatë zgjedhore Vjosa të jetë bartëse e programit
qeverisës të LDK-së dhe Luta si Komisar Politik, unë pata konsideruar se që të
dy u pushtuan nga lakmia. Nuk isha i bindur se kjo formulë do të ketë funksionoj.
Fushata zgjedhore sa kishte një kahje që i jepte Vjosa si bartëse e programit
qeverisës, hop ndërhynte komisari politik dhe merrte kahje tjetër. Nën këto
paqartësi, votuesi thjeshte me të drejt nuk i ka dhenë besim fare.
- Besimi
në titujt e lart akademik të kandidatëve – Drejtuesit politik të LDK-së besuan
se sa më shumë tituj të lartë akademik nga kandidatët në listën e LDK-së
fitorja është më e sigurut. Besim i kot! Albini vet nuk ka ndonje titull të
lartë, edhe shumica e kandidatëve nga lista e VV-së nuk patët shumë tituj të
lartë akademik, po dolën fitues. Drejtuesit politik të LDK-së nuk e kanë patur
të qartë se akademikët janë për shkencë në fushatë e tyre, dhe politikanët bëjnë
politikën, janë punë të ndara dhe të ndryshme. Këtë që drejtuesit politik të
LDK-së nuk e patën të qartë, votuesit e Kosovës e patën të qartë dhe nuk i
dhanë votën.
- Largësia
nga vleratë burimore të LDK-së si parti institucionaliste – LDK nga parti institucionaliste
që ishte nën drejtimin e Ibrahim Rugovës, pas vdekjes së tij u shëndrrua në
parti pretenduese intstitucionaliste. Nën drejtimin e Isa Mustafës gradualisht
u shëndrrua në parti jo-institucionaliste, dhe kështu hyri në votime. Kot Isa
dhe drejtuesit tjerë politik kanë ngulitur bindjen tek anëtarët e LDK-se si
mashtrim se LDK është parti institucionaliste, votuesit nuk arriti t’i
mashtroj, nuk e votuan. Nuk mund të jetë një subjekt politik institucionalist
kur kaq shumë kontribon në ndërtimin e institucioneve jo-efikase dhe
jo-funksionale sa LDK ka kontribuar në këto 10 vitet e fundit. Kjo është e
qartë tek votuesit e Kosovës. Këtë zbrazëti politike të krijuar nga largimi i
LDK-së si parti institucionaliste e shfrytëzoj mirë VV e cila nga një parti
mohuese e institucioneve të Kosovës për pakkohë doli para votuesve si parti
politike e fuqizimit të institucioneve të Kosovës, i mori votat dhe doli
fituese.
- Largësia
nga vleratë burimore të LDK-së si parti shtetëndërtuese – LDK nga parti shtetë-ndertuese
që ishte nën drejtimin e Ibrahim Rugovës, pas vdekjes së tij u shëndrrua në
partidrzhavë-ndërtuese, dhe kështu hyri në votime. Kot Isa dhe drejtuesit tjerë
politik kanë ngulitur bindjen tek anëtarët e LDK-se si mashtrim se LDK është
parti shtetë-ndërtuese, votuesit nuk arriti t’i mashtroj, nuk e votuan. Nuk
mund të jetë një subjekt politik shtetë-ndërtues kur kaq shumë kontribon në
ndërtimin e drzhavës së Kosovës sa LDK ka kontribuar në këto 10 vitet e fundit.
Kjo është e qartë tek votuesit e Kosovës. Këtë zbrazëti politike të krijuar nga
largimi i LDK-së si parti shtetë-ndërtuese e shfrytëzoj mirë VV e cila nga një
parti mohuese e shtetit të Kosovës për pakkohë doli para votuesve si parti
politike e fuqizimit të shtetit të Kosovës, i mori votat dhe doli fituese.