Para, stoli ari, televizor e veturë është bilanci vjedhjeve të rënda në 24 orët e fundit në Kosovë.
Policia ka njoftuar se brenda një dite janë shënuar pesë raste të dhunës në familje.
Në Leposaviq është arrestuar një person pasi dyshohet se vodhi dinar të Serbisë.
“Leposaviq, 17.02.2022 – 16:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka vjedhur rreth 1250 dinar të Serbisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuar është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndërkaq, në Rahovec një person ka njoftuar policinë se persona të panjohur i kanë vjedhur atij para të gatshme dhe stoli ari në shtëpi.
“Fsh. Senovc, Rahovec, 17.02.2022 – 17:00. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se persona të pa njohur kanë depërtuar në shtëpinë e tij dhe kanë vjedhur para të gatshme dhe stoli ari. Rasti është duke u hetuar nga njësitë relevante”, thuhet në njoftim.
Edhe në Malishevë një person ka njoftuar se persona të panjohur i kanë hyrë në shtëpi dhe I kanë vjedhur një televizor.
“Fsh. Drenoc, Malishevë 17.02.2022 – 17:50. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se persona të pa njohur kanë depërtuar me forcë në shtëpinë e viktimës mashkull kosovar, dhe kanë vjedhur një televizor. Rasti është duke u hetuar”, njofton policia.
Ndërkaq në Deçan u arrestua një person pasi e kishte vjedhur një veturë.
“Deçan, 16.02.2022 – 04:25. Lidhur me rasti, është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, ndërsa vetuar e vjedhur është konfiskuar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton policia.
Ndërsa në fshatin Bajqinë të Podujevës një person lajmëroi policinë se persona të panjohur I kanë hyrë në shtëpi dhe kanë vjedhur stoli ari.
“Fsh. Bajqine, Podujevë, 17.02.2022 – 20:00. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se perona të pa njohur kanë depërtuar me forcë në shtëpinë e tij dhe kanë vjedhur stoli ari . Rasti është duke u hetuar”, njofton policia.