Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar sërish pasi gjatë ditës së djeshme publikoi një rast të tentim dhunimit të një 14 vjeçareje, duke njoftuar se i dyshuari ndonëse dihet me emër dhe mbiemër është lënë i lirë nga organet e drejtësisë.
Haxhiu pas publikimit të këtij rasti ka pasur polemika me një qytetar, i cili në shkroi në mënyrë tallëse për rastin në fjalë.
Reagimi i Haxhiut ishte i menjëhershëm. Ministrja e Drejtësisë tha se do ta denoncojë në polici personin në fjalë.
E sot, Ministrja ka bërë edhe një reagim në lidhje me këtë rast. Ajo ka shkruar se “pedofilët dhe ata që i normalizojnë e tallen me këto krime nuk dallojnë edhe aq”.
“Pedofilët dhe ata të cilët i normalizojnë e tallen me këto krime nuk dallojnë dhe aq.
Relativizimi dhe përqeshja e pedofilisë, vetëm sa do ta rëndojë situatën dhe do t’i shtojë pedofilët e do ta normalizojë këtë krim!”, shkruan Haxhiu.