Para Kuvendit të Maqedonisë, gjendja e sigurisë është normalizuar

Prishtinë | 28 Pri 2017 | 08:32 | Nga

Momentalisht gjendja e sigurisë në rajonin qendror të Shkupit, po ashtu edhe para Kuvendit, prej mbrëmë pas mesnate është normalizuar me vendosjen e rendit dhe qetësisë publike, informon Ministria e Punëve të Brendshme.

Informacionet e MPB-së në protestat e mbrëmshme në Kuvend midis protestuesve dhe deputeteve si dhe gjatë ndërhyrjes me vonesë të policisë, janë lënduar 109 persona.

MPB poashtu thekson se për shkak të gjendjes së ndjeshme të sigurisë MPB-SPB Shkup do të ndërmarrin masa dhe aktivitete shtesë me qëllim të mbrojtjes së sigurisë së qytetarëve, objekteve dhe sigurimit të gjendjes stabile, njofton AIM.

Në Kuvendin e Maqedonisë pas mesnate nuk ka pasur asnjë qytetarë, kurse ata që kanë protestuar, kanë qenë jashtë Kuvendit.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme