Kreu i Qeverisë së Kosovës, Avdullah Hoti para nisjes së takimit me Serbinë në Shtëpinë e Bardhë ka publikuar një fotografi të presidentit historik të vendit, Ibrahim Rugovës.
Hoti në Facebook ka publikuar fotografinë e ish’presidentit Rugova që ishte bërë gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara, para Shtëpisë së Bardhë.
Ky është mesazhi i kryeministrit para nisjes së takimit të tij në Uashington me presidentin serb Aleksandër Vuçiq.