Para Ohrit, Borrell do të shkojë në Tiranë

Prishtinë | 10 Mar 2023 | 16:01 | Nga Ekonomia Online

Më 16 mars pritet të vijë në Tiranë, përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell dhe komisioneri Europian për Zgjerimin, Oliver Varhely.

Zyrtarët e BE-së do të mblidhen në kryeqytetin shqiptar për Këshillin e Stabilizim-Asociimit.

Këshilli i Stabilizim-Asociimit mblidhet një herë në vit për të kryer një vlerësim të përgjithshëm mbi implementimin e MSA-së (Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit) dhe shqyrton çdo çështje të rëndësishme që del në kuadër të zbatimit të saj.

Përveç kësaj, dialogu politik në nivel parlamentar midis Shqipërisë dhe BE-së zhvillohet në kuadrin e MSA-së, i cili parashikon krijimin e Komisionit Parlamentar të Stabilizim Asociimit, që përbëhet nga anëtarë të Parlamentit Europian dhe Kuvendit të Shqipërisë.

Të ngjashme