Gjykata Themelore e Prishtinës, ua ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh tre të arrestuarve lidhur me vrasjen e Oliver Ivanoviqit.
Avokatët e të paraburgosurve kanë paralajmëruar se do paraqesin ankesë në Apel lidhur me caktimin e paraburgimit prej 30 ditësh nga Gjykata Themelore.
Gjykata ka aprovuar kërkesën e prokurorit special Sylë Hoxha, i cili më herët deklaroi se ka deklaruar se gjykata ka prova të mjaftueshme për të caktuar një masë të tillë ndaj tre të dyshuarve.
“Kam bo kërkesën për masën e paraburgimit ndaj tre të dyshuarve. Kështu që t`u e pas parasysh që ka prova të mjaftueshme për dyshim të bazuar e kam kërku masën e paraburgimit. Për këtë jeni në dijeni dhe për këtë do të vendos gjyqtari”, ka deklaruar prokurori Hoxha.
Lidhur me vonesën në mbajtjen e kësaj seance, prokuroi Hoxha ka deklaruar se ka ndodhur për shkak se mbrojtësit e të dyshuarve janë vonuar.
“Arsyeja e vonesës ka qenë pritja e mbrojtësve”, ka deklaruar ai, transmeton Insajderi.
Ndryshe sot Gjykata Themelore e Prishtinës, konkretisht gjykatësi Arben Hoti, e ka mbyllur seancën për caktimin e masës së sigurisë ndaj tre të arrestuarve për rastin Ivanoviq