Paraburgim për të dyshuarit për tentim vrasje në Prizren

Prishtinë | 27 Qer 2018 | 17:17 | Nga

Gjykata Themelore e Prizrenit, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej një muaji ndaj të pandehurit me iniciale E.Lj nga Prizreni, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale të vrasjes në tentativë dhe veprës penale mbajtja në pronësi, posedim të paautorizuar të armëve.

Sipas njoftimit të Gjykatës Themelore të Prizrenit, me datën 20 qershor 2018 rrethe orës 23:55 minuta, në Prizren në cilësi të bashkëkryerësve me dashje tentojnë ta privojnë nga jeta një person tjetër, në atë mënyrë që pas një mosmarrëveshje paraprake që e kishin disa ditë më parë me të pandehurin me iniciale E.Xh., pajisen me armë zjarri dhe me të arritur te vendin kritik, e në momentin kur e vërejnë E.Xh. duke e hapur dritaren e një taksisti, i pandehuri me iniciale F.S. me pistoletën e modelit VZ0R 50, i prodhimit çek, B.S. me një armë të zjarrit për momentin të tipit të panjohur dhe E.Lj. me një pistoletë të modelit “CZ999SKORPION” shtënë në drejtim të E.XH. dhe pas përfundimit të shtënave largohen nga vendi i ngjarjes.

Gjykata thekson se qëndron arsyeja e veçantë për caktimin e paraburgimit, në rrethanën se tre pjesëmarrësit tjerë të këtij incidenti penal gjenden edhe sot e kësaj dite në arrati.

Masa e paraburgimit prej një muaji do ti llogaritet prej kohës së arrestimit datë 25 qershor 2018, nga ora 16:00 min. dhe do të zgjasë deri me datën 24.07.2018.

Ky vendim mund të ankimohet në Gjykatën e Apelit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme