Paraburgoset një person në Ferizaj, dyshohet se për dy muaj e dhunoi seksualisht një të mitur

Prishtinë | 25 Jan 2022 | 15:26 | Nga Ekonomia Online

Gjykata Themelore në Ferizaj ka njoftuar se ia ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji të pandehurit E.A, i cili dyshohet për dhunimin e një të miture.

Gjatë muajit nëntor dhe dhjetor të vitit 2021, i njëjti dyshohet se ka keqpërdorur seksualisht një të mitur, nën moshën 16-vjeçare, njofton Klankosova.tv.

“Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar mirë, se i pandehuri në muajin nëntor dhe dhjetor të vitit 2021, në kohë të pacaktuar në Ferizaj, ka keqpërdorur seksualisht të dëmtuarën – e mitur, duke e ditur se e dëmtuara është nën moshën gjashtëmbëdhjetë (16) vjeçare dhe pa pëlqimin e saj ka kryer akt seksual”, thuhet në kumtesë.

Lidhur me këto dyshime, Gjykata Themelore në Ferizaj ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit E.A. shtetas i Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Dhunim”.

Të ngjashme