Paralajmërimi i Burim Ramadanit: Kemi me pas kolaps, Avni Dehari të japë dorëheqje

Prishtinë | 18 Gus 2025 | 22:53 | Nga Ekonomia Online

Analisti Burim Ramadani alarmoi për bllokadën në vend, duke paralajmëruar kolapsin.

Ai në Pressing në T7 tha se “ndodhemi në kolaps institucional dhe politik”.I njëjti i bëri thirrje Avni Deharit të japë dorëheqje, sepse “ është e dëmshme për shtetin dhe institucionet”, pohoi Ramadani.

“Deklarata e VV-së është paralajmërim për aksion politik, duke mos i përfshirë as protestat edhe kundër Gjykatës Kushtetuese dhe kundër paranojës që ata kanë hy ‘që po dojnë me na vjedhë vullnetin e popullit’, vullneti është qaj që është”, tha Ramadani në Pressing.Kolaps institucional e politik jemi duke pa dhe ka me u thellu, a besoni që ka ministri të cilët zyrtarët refuzojnë me rend me u bo ushtrues detyre i sekretarit të ministrisë. Kemi me pas kolaps financiar”, u shpreh Ramadani.

Të ngjashme