Paralajmërohen erëra të forta të dielen, kërkohet nga qytetarët të kenë kujdes

Prishtinë | 10 Shk 2024 | 23:35 | Nga Ekonomia Online

Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca në Prishtinë ka bërë të ditur se ditën e diel do ta izolojë zonën rreth objektit të Kryeqytetit në lagjen “Arbëria” në Prishtinë.

Kjo do të bëhet për të parandaluar ndonjë fatkeqësi të mundshme për shkak se janë paralajmëruar për nesër erëra të forta nga 20 deri në 80 km/h të cilat do të sjellin edhe dëme materiale, thuhet në njoftimin e kësaj drejtorie.

“Sipas parashikimeve meteorologjike për nesër e diel 11 Shkurt 2024, parashihet të ketë reshje shiu, të cilat në momente të caktuara do të jenë në formë të rrebesheve, të shoqëruara me ndonjë shkarkesë elektrike. Era do të fryjë nga juglindja, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 20-80 km/h! Parashihet të ketë dëme materiale në zona të caktuara”.

Komuna e Prishtinës kërkon nga qytetarër që të kenë kujdes gjatë qarkullimit nëpër parqe
dhe parkimit të veturave afër pemëve pasi ekziston rreziku i rënies së degëve.

“Çdo rast rreziku ju lutemi raportoni në Qendrën Emergjente të Kryeqytetit në numrat: 0800 112 33 ose 0800 112 44” thuhet në njoftim.

Të ngjashme