Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Gjykatës Speciale në Kosovë, Ekatarina Trëndafilova, në një konferencë për media ka treguar se si do të funksionojnë procedurat për mbrojtjen e dëshmitarëve për krimet e kryera të UÇK-së. Kryetarja ka thënë se do të ketë bashkëpunim me Gjykatën Kushtetuese të Kosovës për ndryshimet ligjore të mundshme
Trëndafilova ka theksuar se këto procedura do të aplikohen ligjet e Kosovës dhe ato ndërkombëtare.
Ajo foli për bashkëpunimin me Gjykatën Kushtetuese të Kosovës që të ketë ujdi për ndryshimet ligjore të mundshme.
“Në fund të majit pritet një takim i gjykatësve të Gjykatës Speciale me përfaqësues të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës lidhur me konsultimin e ndryshimeve ligjore”.
“Në proceset e gjykimit ne do të garantojmë sigurimin e të drejtave të njeriut”, tha Trëndafilova.
Në fjalën e saj ajo theksoi profesionalizmin dhe pavarësinë e gjykatësve të Gjykatës Speciale. “Ata janë të angazhuar të kryejnë detyrën e tyre”, tha presidentja e Gjykatës Speciale.
Lidhur me emra konkretë, presidentja Trendafilova tha se “në këtë moment nuk kam se ç’të them”.
“Jemi në fillim të procesit, por siguroj se ekipi i gjykatësve së shpejti do të jetë së shpejti plotësisht operativ dhe se prokurorët do të jenë tërësisht të pavarur të marrin vendime. Po ashtu duhet të kemi shumë kujdes që të mbrohen dëshmitarët”, ka thënë kryetarja