Paralajmërohet masë reciprociteti me Serbinë edhe për targa

Prishtinë | 22 Nën 2018 | 14:35 | Nga Ekonomia Online

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, sipas agjencisë serbe të lajmeve FoNet, ka thënë se së shpejti do të aplikohet masa e reciprocitetit me Beogradin edhe për targat nga Serbia, transmeton Koha.net.

Sipas këtij burimi, Policia e Kosovës ka ndërmarrë një aksion në Ranillug dhe në Ropotovë për konfiskimin e targave me shenja nga Serbia.

Reciprociteti në lidhje me targat do të thoshte se pronarët e veturave me targa nga Serbia gjatë qëndrimit në Kosovë duhet të pajisen me targa të përkohshme.

Kjy medium serb thekson se policë civilë ndalin veturat me targa serbe, shoferët i ndëshkojnë me para dhe i dorëzojnë te gjykata për kundërvajtje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme