Paralajmërohet shkarkimi i tij – Sahiti: Mbledhja e Këshillit Drejtues është e jashtëligjshme

Prishtinë | 20 Tet 2022 | 14:49 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Rektori i Universitetit të Prishtinës, Naser Sahiti, ka mbajtur konferencë për media ku ka folur për zhvillimet e fundit në UP, raporton Ekonomia Online.

Ai në këtë konferencë tha se që në zgjedhjet e mbajtura në qershor për Këshillin Drejtues të UP-së është zgjedhur një kandidat, i cili ka plagjiaturë.

Ai shtoi se këtë çështje e kishte paraqitur te organet e UP-së mirëpo ata nuk janë marr me rastin.

Sahiti shtoi se personi në fjalë është Selim Bezerin, dhe vetë ai personalisht e ka denoncuar rastin e tij.

“Çështja e parë është me këshillin drejtues, si rezultat i atyre zgjedhjeve të Këshillit Drejtues është zgjidhur një kandidatë që ka plagjiatë në punimin e tij të doktoratës. Ka qenë edhe një prononcim i ministres për këtë çështje ku ajo ka thënë se do të kërkoj nga Këshilli Drejtues qe këtë rast ta denoncoj në Këshill të Etikës, përkundër atij zotimi anëtarët nuk e kanë denoncuar rastin në Këshill të Etikës me arsyen se nuk kemi fakte”.

“ORCA ka ofruar fakte të mjaftueshme edhe kanë kërkuar nga këshilli drejtues që të procedojnë më tutje, por ata kanë thënë që këtë çështje ta procedon ORCA. Pasi bëhet fjalë për një pozitë shumë të lartë, bëhet fjalë për Selim Bezerin. E kam parë të arsyeshme që unë ta marrë në dorë ta denoncoj rastin dhe rasti është në Këshill të Etikës me dëshmitë e nevojshme që doktorata është plagjiaturë”, tha ai.

Rektori foli edhe për një çështje tjetër që këshilli drejtues për të premten ka thirrur takim që sipas tij ajo mbledhje është jo ligjore.

“Qështja dytë është që nesër këshilli e ka caktuar një takim në kuadër të cilave është paraparë raportimi i menaxhmetit të lartë, ajo mbledhje është caktuar në ku dështim me statutin dhe mbledhja e nesërme është kundër ligjore” tha ai.

Ai foli edhe për ministren e Arsimit Arbërie Nagavci, që shtoi se ai i kishte paraqitur edhe asaj këtë problem mirëpo ajo nuk ishte marr fare me këtë çështje.

“Ne kemi pasur kontakt pasi jemi kthyer nga pushimet. Jemi takuar ne shtator në ata takim e kam pyetur për problemin me këshillit drejtues, me keqardhje e them se ministrja nuk ka treguar as një interesim për ketë çështje, është e qartë që ka pasur koordinim në çështje të caktuara”, tha ai.

“Ata e kanë kërkuar mbajtjen e rendin e ditës që kuptohet që mund të jetë edhe marrja e vendimit për shkarkimin e rektorit”.

Rektori foli edhe për problemet me Fakultetin e Bujqësisë, ku tha se si vet ai e ka adresuar problemin në lidhje me këtë në hetuesi.

“Sa i përket Fakultetit të Bujqësisë, e konfirmoj se pozita e atyre studentëve është e rëndë. Të vetëdijshëm për atë pozitë ne si menaxhmet kemi marr veprime konkrete. Veprimi i parë që e kam marr si rektor është se që atë lëndë me dërgua në hetuesi për shkak të abuzimeve të mëdha” tha ai.

Anëtarët e Këshillit Drejtues të UP-së kanë iniciuar shkarkimin e rektorit të UP-së, Naser Sahiti.

Lidhur me këtë veprim kanë reaguar të mërkurën 19 organizata të shoqërisë civile të cilat janë deklaruar se denoncojmë çdo tentativë të shkarkimit të zyrtarëve të institucioneve të arsimit të lartë pa u bazuar në gjetje reale të keqpërdorimeve të mundshme të tyre.

LEXONI EDHE:

Të ngjashme