Infektologu, Izet Sadiku përmes një postimi të bërë në rrjetin social Facebook, ka shkruar rreth situatës me pandeminë COVID-19, ku tash e gjashtë muaj po ballafaqohen qytetarët e vendit tonë.
Ai ka thënë ndër të tjera, se rënia e numrit të rasteve ditëve të fundit, s’duhet të krijojë kënaqësi e të sillemi të papërgjegjshëm, pasi që sipas tij tani po hyjmë në një periudhë e cila favorizon përhapjen e këtij virusi.
Ky është postimi i plotë i tij:
COVID19- si duhet ecur më tutje
Kosova në ditët e fundit ka shënuar rënje te rasteve me COVID19.
Kjo është si pasojë e masave që ka marre qeveria për parandalimine COVID19 dhe angazhimi i qytetarëve në respektimin e masave nga ana e qytetarëve.
Por kjo situatë nuk guxon të krijoj knaqësi dhe të sillemi papërgjegjëshëm.
Tani po hym ne nje periudhe e cila e favorizon përhapjen e COVID19 si :
🦠paraqitja e gripit sezonale që e komplikon situatën rreth dignostifikimit më tê shpejt ,
– lirimi i masave dhe
– qëndrimi i njerëzve na hapsira të mbyllura errit mundësin per bartje së sëmundjes.
Për këtë arsye duhet një anahzhim i të gjithëve, i qytetarëve dhe i institucioneve me qëllim që të mbajm numrin e vogel të rasteve dhe kështu bashkarishtë të shpëtojmë jetë.
Në këtë ballafaqim, rolin primar duhet ta mbajnë profesionistët shëndetësor e në asnjë mënyrë nuk duhet politikanët të dalim para profesionistëve shendetësor.