Bashkimi Europian i bëri thirrje të shtunën Rusisë dhe Iranit për të ndikuar në ndalimin e sulmeve të armëve kimike nga qeveria siriane, duke paralajmëruar sanksione të reja ekonomike.
“BE u bën thirrje të gjitha vendeve, veçanërisht Rusisë dhe Iranit, që të përdorin ndikimin e tyre për të parandaluar përdorimin e mëtejshëm të armëve kimike, veçanërisht nga regjimi sirian”, thuhet në deklaratën e Bashkimit Europian.
Në deklaratë thuhet se BE kishte vendosur sanksione ndaj Sirisë në korrik të 2017 dhe në mars të këtij viti dhe se është gjithmonë e gatshme të marrë masa të tilla.