Me qëllim ruajtjen nga ndotja e ambientit dhe mjedisit, sot në Shtime janë rrënuar tri furra të gëlqeres: dy në fshatin Dugë dhe një në fshatin Karaçicë.
Bëhet e ditur se kjo erdhi pasi me datën 19.06.2023 komandanti i stacionit të policisë në Shtime, Toger Haxhi Behluli kishte mbajtur një takim të përbashkët me përfaqësues nga Ministria e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, Inspektoratin për Ruajtjen e Mjedisit dhe Ambientit nga Komuna e Shtimes, komandantin e stacionit të policisë në Suharekë dhe Shefin e Njësisë për Hetimin e Krimeve Mjedisore.
Organet e rendit shtojnë se i gjithë procesi i rrënimit të furrave të gëlqeres ka kaluar pa ndonjë incident.