Parandalohen mallra kozmetike të padeklaruara në kufirin e Vërmicës

Prishtinë | 05 Mar 2026 | 15:18 | Nga Ekonomia Online

Dogana e Kosovës ka parandaluar një rast të tentimit për futjen e mallrave të padeklaruara në territorin e Republikës së Kosovës, duke ndaluar për kontrollë një automjet që hynte në vend.

Gjatë kontrollit të detajuar, në njoftim thuhet se zyrtarët doganorë kanë zbuluar gjithsej 610 produkte të ndryshme kozmetike dhe të kujdesit personal, përfshirë produkte për kujdesin e lëkurës dhe flokëve, maska për fytyrë, si dhe parfume të markave të njohura.

“Me këtë rast është konstatuar kundërvajtje doganore për mosdeklarim të mallrave, ndërsa ndaj rastit janë ndërmarrë veprimet procedurale në përputhje me legjislacionin doganor në fuqi.
Dogana e Kosovës rikujton të gjithë udhëtarët dhe operatorët ekonomikë se çdo mall që tejkalon kufijtë e lejuar duhet të deklarohet pranë autoriteteve doganore, në mënyrë që të shmangen shkeljet ligjore dhe pasojat që rrjedhin nga to”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme