Dogana e Kosovës ka identifikuar dhe ndaluar të premten në Drenas një kamion i cili përmbante 13.440 litra alkool i llojit etanol, me vlerë prej mbi 23 mijë euro të kontrabanduar.
Kamioni sipas Doganës vinte nga Mitrovica derisa origjina është nga Serbia.
Dogana ka njoftuar se shmangiet nga detyrimet doganore të llogaritura për këtë rast janë 83,253 euro.
“Pas informatave të siguruara përmes rrugëve operative njësitet anti-kontrabande të Doganës së Kosovës kanë arritur të identifikojnë dhe ndalojnë një kamion të dyshuar i cili vinte nga Mitrovica. Me këtë rast është arritur të parandalohet kontrabandimi i 13,
440 litra Alkool koncentrat 96% etanol me vlere prej 23,923.20 euro, me origjine nga Serbia. Derisa shmangiet nga Detyrime Doganore të llogaritura për te rast janë 83,253.27 euro”, thuhet në njoftim..
Me urdhër të Prokurorit kujdestar i dyshuari është intervistuar dhe pas intervistimit është dërguar në mbajtje. Ndërkaq, malli i kontrabanduar është sekuestruar.