Parandalohet krimi në Elbasan, 36 vjeçari kërcënoi bashkëshorten dhe familjen e saj me 27 granata

Prishtinë | 27 Kor 2019 | 10:54 | Nga Ekonomia Online

Një ngjarje e rëndë është parandaluar policia në Elbasan.

F.M 36 vjeç është vënë në pranga pasi kërcënoi me jetë bashkëshorten dhe familjarët e saj.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 27 granata ofensive dhe difensive.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit: F.M., 36 vjeç, banues në Elbasan.

Policia e Elbasanit ka marrë  njoftim se ky shtetas kërcënonte me jetë bashkëshorten dhe familjarët e saj, se do t’i vriste me granata të cilat i kishte të fshehura  në shtëpinë  që kishte në fshatin Bizhutë e Poshtme.

Policia ka vlerësuar menjëherë  informacionin dhe falë reagimit në kohë u bë e mundur gjetja dhe sekuestrimi i 27 copë granatave difensive dhe ofensive”, njofton policia.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje i armëve luftarake, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Dhuna në familje”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme