Parandalohet një rast i kontrabandës në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë

Prishtinë | 10 Nën 2022 | 12:07 | Nga Ekonomia Online

 Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK) njofton se të mërkurën rreth orës 15:20, në hyrjen kryesore porta zero në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, është parandaluar futja e kontrabandës brenda qendrës.

Lajmi u bë i ditur përmes një njoftimi nga SHKK, ku thuhet se gjatë kontrollit të një televizori të sjellë nga familjarët e njërit të burgosur, u gjet një telefon mobil dhe kabllo për mbushje të telefonit, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Gjatë kontrollimit për mes Scanerit X-Ray të një TV-je të sjellë nga familjarët e njërit nga të burgosurit është dyshuar se brenda tij ka diçka të dyshimtë, pas hapjes është gjetur një telefon mobil dhe një kabllo për mbushje të telefonit”, thuhet në njoftim.

SHKK njofton se lidhur me rastin janë ndërmarrë të gjitha procedurat e parapara për raste të tilla, është bërë konfiskimi i telefonit dhe kanë filluar hetimet se si ka ardhur deri te tentimi i futjes së kontrabandës brenda perimetrit të qendrës.

Të ngjashme