Parandalohet trafikimi i 8 migrantëve

Prishtinë | 29 Maj 2017 | 18:21 | Nga

Policia në Maqedoni dje ka parandaluar trafikim të tetë migrantëve, prej të cilëve katër ishin nga India dhe po aq nga Pakistani.

Siç njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), policët të shtunën drejt të dielës, në ora 03:20, afër qarkores në hyrje të qytetit të Gjevgjelisë vërejtën një automobil të llojit “Reno Megan” me targa regjistrimi të Shkupit, në të cilin kishte më shumë persona, se si me shpejtësi të madhe drejtohet në autostradë në drejtim për në Shkup.

“Nëpunësit policorë iu vun pas automjetit, i cili tek rruga afër fshatit Përdejc doli nga rruga. Pas aksidentit vozitësi u arratis, ndërsa përreth u ndalën tetë persona-migrantë, prej të cilëve katër nga India dhe katër nga Pakistani”, qëndron në njoftimin e MPB-së.

Pas konsultimit me prokurorin publik një pjesë e migrantëve do të dërgohen në qendrën e pranimit për të huaj – Shkup, ndërsa të tjerët janë dorëzuar tek nëpunës policor të Gjevgjelisë për procedurë të mëtejshme.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme