Një 36 vjeçar nga fshati Troshan i Lezhës mësohet të ketë kanosur me armë zjarri të vëllain për motive pronësie. 36-vjeçari me iniciale E.P është ndaluar nga policia pas disa orësh ndjekje.
Sipas bluve konflikti mes tij dhe të vëllait 30-vjeçarit me iniciale K.P k ndodhur në oborrin e shtëpisë ku 36-vjeçari ka kanosur me armë vëllain duke qëlluar disa herë në ajër.
Pas mbërritjes së policisë në vendngjarje ai ka hedhur armën në tokë dhe është larguar nga banesa, për t’u arrestuar disa orë më vonë.
Mësohet se në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 1 armë zjarri kallashnikov me 2 krehëra dhe 354 fishekë luftarakë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme për veprat penale “Kanosja” dhe “Armëmbajtje pa leje”.