Grafite që shfaqin Glauk Konjufcën, nënkryetarin e VV-së, si numrin 1 janë shfaqur të shtunën në sheshin “Nën Tereza” në Prishtinë, raporton Ekonomia Online.
Në këto grafite, janë shkruar emri i Vjosa Osmanit dhe Glauk Konjufcës, të dy kandidatë për deputetë nga Vetëvendosje.
Por, emri i Osmanit është kundërshtuar me vizë.
Ekonomia Online ka pyetur në Vetëvendosje nëse kanë informacione se kush i ka bërë dhe nëse distancohen nga to, por që s’ka marrë përgjigje, ndërsa kontakti me zyrën për informim në Komunën e Prishtinës ka qenë i pa mundur.
Beteja politike për numrin 1 në listën zgjedhore ka përcjellë diskutimet zgjedhore që kur janë caktuar zgjedhjet. Lideri i VV-së, Albin Kurti, po vazhdon të deklarojë se do t’i prijë listës zgjedhore, derisa KQZ-ja nuk e ka certifikuar si kandidat. Osmani është kandidate për presidente të vendit në listën e VV-së.
VV-ja ka refuzuar vazhdimisht të bëjë ri-renditjen e kandidatëve, derisa Osmani është numër 2 në listë dhe Konjufca 3.