Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, do ta përfaqësojë Kosovën në një seancë të Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, ku do të diskutohet raporti i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së mbi situatën në Kosovë.
Kjo seancë do të zhvillohet sot duke filluar nga ora 15:00 (në kohën tonë lokale).
Lajmin e ka bërë të ditur shefi i kabinetit të Glauk Konjufcës, Kreshnik Ahmeti.
“Sot, Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, do ta përfaqësojë Republikën e Kosovës në seancën e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, ku do të diskutohet raporti i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së mbi situatën në Kosovë”.
“Seanca fillon në ora 15:00 me kohën tonë lokale dhe do të transmetohet drejtpërdrejtë në ëeb faqen zyrtare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara”.