Paraqitja provokuese e Einxhelit në spektaklin e së martës në Big Brother VIP

Prishtinë | 15 Dhj 2021 | 15:31 | Nga Ekonomia Online

Një natë mjaft dinamike ka qenë e martja brenda shtëpisë së Big Brother VIP.

Mes shumë debateve, në sy ra edhe ndryshimi drastik i një prej banoreve më të komentuara të shtëpisë.

Modelja dhe prezantuesja Einxhel Shkira ishte larguar nga dukja e saj e zakonshme me gërsheta, duke i prerë flokët dhe drejtuar ato në një stil komplet ndryshe.

Baluket e lëshuara ishin gjithashtu detaji tjetër që e bënte edhe më interesant dukjen e saj.

Ndërkohë, përveç flokëve, Einxhel ishte kujdesur që të binte në sy edhe me veshjen e saj, e cila në disa pjesë ka qenë mjaft e ekspozuar.

Me dekoltenë e hapur te pjesa e gjoksit, Shkira bëri që në mbrëmjen e së martës të jetë mjaft e komentuar në rrjetet sociale për dukjen e saj provokuese.

Ajo i shpëtoi largimit nga shtëpia e Big Brother VIP, pasi publku kishte votuar për Claudion, duke lënë kështu ende në shtëpi të nominuarit e tjerë si Arjola dhe Iliri. 

Të ngjashme