Parashikimi i fundit i rezultateve të zgjedhjeve në Gjermani

Prishtinë | 26 Sht 2021 | 20:42 | Nga Ekonomia Online

Ka përfunduar procesi i votimit në Republikën Federale të Gjermanisë ku qytetarët iu drejtuan kutive të votimit për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre në Parlamentin Federal si dhe kancelarin e ri.

Këtë herë gjermanët nuk kanë mundur të votonin për Angela Merkel e cila ka vendosur të tërhiqet nga politika pas 15 vjetëve si Kancelare.

Projektimi i fundit i rezultateve tregon që të majtit e qendrës kanë fituar më se shumti vota në krahasim me zgjedhjet e kaluara, ndërsa konservatorët kanë humbur më së shumti.

SPD kryeson me 25.5% të votave, CDU ka 24.5% ndërsa të Gjelbrit kanë 13.8%.

Partia e së djathtës ekstreme, AfD, ka 10.9% sipas rezultateve.

Rezultatet përfundimtare pritet të dalin afër mesnatës.

Të ngjashme