Parashikimi i motit për ditët e ardhshme

Prishtinë | 09 Kor 2021 | 07:14 | Nga Ekonomia Online

Prishtina Weather ka njoftuar se gjatë ditës së sotme, moti do të jetë kryesisht me diell. Pasdite vende-vende mund të priten edhe zhvillime të rrebesheve me bubullima. Më poshtë mund të gjeni parashikimin e motit edhe për ditët e ardhshme.

Në fundjavë temperaturat pësojnë një rënie të lehtë, por që mbetet mot i nxehtë.  Të shtunën që nga mesdita priten zhvillime të rrebesheve me bubullima, që do të jenë më të shpërndara në vend, e ka gjasa që të jenë më intenzive vende-vende. E mundësi për rrebeshe shiu paraqiten edhe ditën e diel, derisa ditën e hënë do të mbajë mot me vransira e diell.

Cilësia e ajrit kryesisht do të jetë në vlera të pranueshme, mirëpo orëve të pasdites shkaku i rritjes së ozonit sipërfaqësor mund të kaloj në vlera mesatare.

Indeksi i rrezeve UV kryesisht do të jetë në vlera shumë të larta, e që në kushte të një moti me kthjellime e diell, përgjatë orëve të mesditës, nga ora 10 deri 16, preferohet t’i ikim ekspozimit në rreze të diellit.

9.07 – Kryesisht me diell e shumë nxehtë.  Pasdite vende-vende mund të priten edhe zhvillime të rrebesheve me bubullima.

10.07 – Mbetet nxehtë, me vransira e diell.  Nga mesdita priten zhvillime të rrebesheve me bubullima.  Vende-vende reshjet ka mundësi të jenë intenzive.

11.07 – Pas mëngjesit me kthjellime, pasdite priten zhvillime të rrebesheve me bubullima.

12.07 – Vransira dhe intervale me diell.  Pasdite përreth viseve malore mundësi për rrebeshe me bubullima.

Temperaturat minimale luhaten nga 16C deri 19C, e maksimalet arrijnë deri në 35C dy ditëve të ardhshme, e në fundjavë zbresin deri në 30C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare drejtimesh të ndryshme 3-11m/s.

Shtypja atmosferike të enjten shënon rritje, e më pas me tendencë të rënies në fundjavë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme